Arbëri

Vetëm katër ligje janë miratuar për katër muaj në Kuvendin e Kosovës

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Kuvendi i Kosovës është në prag të përfundimit të sesionit pranveror. Deputetët nga 6 gushti i javës së ardhshme do të shkojnë në pushim një mujor.

Që nga konstituimi i legjislaturës së tetë, më 22 mars, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar vetëm katër ligje, nga 26 sosh sa ishin në procedurë. Gjatë punës së tyre, deputetët u mblodhën plotë 20 herë në seanca plenare, pesë nga to debate parlamentare dhe dy interpelanca. E veçantë e këtij sesioni po konsiderohet edhe shkarkimi i katër bordeve publike të institucioneve të pavarura. Ndërkohë, mospërmbushjen e agjendës legjislative të Qeverisë, të paraparë për sesionin pranveror e kritikojnë nga opozita, ndërsa në partinë në pushtet e arsyetojnë atë.