Arbëri

Mbi 137,000 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë dhënë 413,078 doza të vaksinës anti-COVID.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë 137 mijë e 445 qytetarë të cilat janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkohë që të premten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mos përballen edhe me variantin Delta.