Arbëri

MINT-i sqarohet rreth vendimit antidamping për bllokat e importuar nga Serbia

Ministria se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dhënë sqarime përkitazi me shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat e importuar nga Serbia.

Përmes një komunikate për media, MINT thotë se pas konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, ka konstatuar se vendimi i masës mbrojtëse antidamping për bllokat standard 19x19x25 të cilët importohen nga Serbia duhet të shfuqizohet.

“Nëse konstatohet se një import i tillë vazhdon së atakuari përsëri prodhuesit vendorë me shitjen e produktit nën vlerën normale, atëherë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të marrë vendim menjëherë për hapjen e një hetimi zyrtar ashtu siç parashihet me nenin 29 të këtij ligji dhe nëse analizat përfundimtare konstatojnë se po vazhdon çmimi damping në tregun e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të vendosë përsëri masën mbrojtëse antidamping për bllokat 19x19x25 nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Sipas MINT-it, aktualisht Departamenti i Tregtisë është duke përcjellë për së afërmi sektorin e prodhimit të materialit ndërtimor me bazë argjilore dhe është duke analizuar importin dhe çmimet e shitjes së produktit në fjalë nga Serbia dhe së shpejti do të dalë me analiza konkrete.

“Nëse konstatohet se një import i tillë vazhdon së atakuari përsëri prodhuesit vendorë me shitjen e produktit nën vlerën normale, atëherë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të marrë vendim menjëherë për hapjen e një hetimi zyrtar ashtu siç parashihet me nenin 29 të këtij ligji dhe nëse analizat përfundimtare konstatojnë se po vazhdon çmimi damping në tregun e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të vendosë përsëri masën mbrojtëse antidamping për bllokat 19x19x25 nga Serbia”, thuhet në reagim.