Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 4,593 testime të kryera, janë konfirmuar 37 raste të reja, ndërsa janë edhe 18 persona të shëruar.
Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
133,036 raste pozitive janë konfirmuar që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri, prej tyre 130.205 janë shëruar, 374 janë aktive, ndërsa 2,457 persona kanë humbur jetën.