Arbëri

Rama, Vuçiqi dhe Kosova në mes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka aq besim të madh në kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sa që do të nënshkruante çdo gjë që ai do të thotë.

Vuçiq e ka thënë këtë në një moment gjatë Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup, raporton Alsat-M.

Ndërsa në humor Edi Rama ka thënë: “Tash ky do që unë të them për njohjen e Kosovës, dhe nuk do të nënshkruaj”, ndërsa pas përgjigjes së tij nisën të qeshurat.