Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se dy bashkatdhetarë që ishin lënduar në aksidentin në Kroaci janë liruar sot nga spitali, ndërkohë që edhe tre të tjerë do të lirohen të enjten.
Sveçla ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se edhe i lënduari që ishte në gjendje më të rëndë, ka dalë nga kujdesi intensiv.
“Përderisa gjatë tërë ditës ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia. Dy bashkëkombës u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intensiv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen!”, ka shkruar Sveçla.