Arbëri

Temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme deri në 38 gradë Celsius

parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend, duke krijuar mot shumë të nxehtë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, gjatë dy ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

“Sot dt.27 korrik temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin me sa vijon: Gjakovë 38.4 C, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 C”.