Arbëri

Aksidenti në Kroaci, vdes bashkëshorti, shpëtojnë gruaja dhe dy djemtë

Në aksidentin e mbrëmshëm në Kroaci ku humbën jetën 10 mërgimtarë nga Kosova, është edhe një person i cili udhëtonte me gruan dhe dy djemtë e tij.

Fatmir Halimi nga Podujeva përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur, se në aksidentin e mbrëmshëm ku gjendej motra e tij me dy djemtë dhe bashkëshortin e saj, jetën e humbi bashkëshorti i saj.

“Tragjedia e djeshme ne Kroaci e mërgimtarëve tanë duke ardhur në atdhe kaploi tërë Kosovën, por edhe familjet tona, pasi që në atë autobus gjendej motra ime me dy djemtë dhe burrin e saj Sevdailin. Pasi motra dhe dy djemtë e saj shpëtuan, plagëve nuk i mbijetoi dhëndri ynë Sevdail Rrustemi , ku lajmi për vdekjen e tij u konfirmua mbrëmë vonë. Dhëndër Zoti të mëshiroftë e shpirti yt lë të pushoje i qetë në botën e amshuar” ka shkruar Halimi.

Në Kroaci po vazhdojnë të trajtohen mbi 20 mërgimtarë të cilët morën lëndime nga ky aksident, ky dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, por që sipas autoriteteve në Kroaci gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Policia në Kroaci deri më tani ka ndaluar shoferin e autobusit.