Arbëri

Kuvendi të mërkurën shqyrton projektligjin për ndarjet buxhetore

Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë plenare këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit në këtë seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Pika e vetme e rendit të ditës në seancën e së mërkurës do të jetë shqyrtimi i dytë, i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.