Arbëri

Mot i nxehtë në javën e fundit të korrikut

FOTO: Ilustrim
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë në pesë ditët e ardhshme.

‘’Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha’’, thuhet në njoftimin e IHMK-së.