Arbëri

Të dielën temperaturat deri në 31 gradë

moti ne kosove - parashikimi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, derisa ato maksimalet do jenë rreth 29-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP mundësisht të respektohen. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira për gjitha kulturat në veçanti për kulturën e grurit e cila është në fazën finale të korrje shirjes. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.