Arbëri

Mirëpritet heqja e pagesës për studime në UP, kërkohen bursa më të dinjitetshme

 

Heqja e pagesës për studentë në universitete publike, nuk ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së studimeve, e as në heqjen e barrës së shpenzimeve për studentë, thonë njohësit e çështjeve të arsimit, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës joqeveritare “Admovere”, Aulonë Memeti, ka thënë se më me rëndësi janë reformat në arsim, pasi sipas saj me heqjen e tarifës vetëm rritet numri i studentëve analfabetë funksional sepse nuk ka cilësi në studime.