Arbëri

Mot me diell sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Prej të dielës e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë celsius.