Arbëri

Gërvalla në Slloveni: BE-ja duhet ta ndalë ‘mini-shengenin’

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrw pjesë sot në diskutimin jo formal mes ministrave të Jashtëm dhe për Çështje Evropiane të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u mbajt në Brdo Pri Kranju të Sllovenisë, nikoqir i të cilit ishte sekretari slloven i Shtetit për Punët e Jashtme, Gašper Dovžan.

Duke qenë se Sllovenia ka marrë mandatin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ky diskutim u hap me prezantimin e prioriteteve të presidencës së Sllovenisë dhe temë bosht ishte çështja e tejkalimit të situatës me pandeminë Covid-19.