Arbëri

Petkoviq: Policia e Kosovës ndaloi hyrjen e dy autobusëve me pelegrinë në Jarinjë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se Policia e Kosovës ndaloi dy autobusë me pelegrinë në Jarinje gjatë ditës së sotme, me shpjegimin se ato janë një kërcënim për sigurinë publike dhe shëndetin publik.

Petkoviq përmes një video-mesazhi në Twitter ka thënë se e ka njoftuar edhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke shtuar se “një veprim i tillë nga Prishtina është i papranueshëm”.

"Policia na tha se pelegrinët janë një kërcënim për sigurinë publike dhe shëndetin publik. Unë bisedova me ta dhe u dhashë mbështetje! Shkelje e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes dhe se një terror i tillë i Prishtinës është i papranueshëm", deklaroi Petkoviq.