Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuara, t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit. MSH-ja përmes një njoftimit thotë se në nivel vendi deri më tani janë vaksinuar një numër i konsiderueshëm i personave me aftësi të kufizuara.
“Për regjistrim është i nevojshëm një dokumenti identifikimi i vlefshëm i personit më aftësi të kufizuara, kontakti dhe adresa e banimit”, thuhet në njoftim.