Arbëri

Kurti para diasporës: Për katër muaj ndryshoi për së miri gjithçka në Kosovë

Foto: KSP
 

(KosovaPress) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e së enjtes takoi diasporën në “Parkun e Qytetit” në Prishtinë. Para tyre, kreu qeveritar tregoi të arriturat, që sipas tij janë bërë nga ekzekutivi në këta katër muaj.

Kurti, mërgimtarëve iu tha se këta muaj qeverisje është dëshmuar se është e mundshme të punohet ndryshe dhe më mirë në Kosovë.