Arbëri

Ish-Bordi i ARH-së akuzon Qeverinë se po tenton të instalojë kontrollin në këtë institucion

Bordi i shkarkuar i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhës ka akuzuar Qeverinë në pushtet se po tenton të instalojë ndikim dhe kontroll në këtë institucion, pasi në fund të këtij muaji, sipas tyre, do t’i skadonte kontrata kryeshefit ekzekutiv dhe do të mund të bëhej përzgjedhja e kryeshefit të ri.

Ish-bordi i ARH-së përmes një reagimi e kanë cilësuar vendimin për shkarkimin e tyre si të paqartë, antiligjor dhe të mbingarkuar me shpije e trille.

‘’Kuvendi i Kosovës, dje me datën 21.07.2021, mori vendim për shkarkimin e Bordit të ARH-së, në një proces krejtësisht të paqartë, antiligjor dhe të mbingarkuar me shpifje e trillime. I njëjti është sulm edhe ndaj vet institucionit të pavarur të ARH-së. Vendimi i tillë, cenon pavarësinë e institucionit dhe krijon një pasiguri juridike në vazhdimin e funksionimit të ARH-së. Aq më shumë, kur tanimë kemi një vakum institucional në ketë institucion të pavarur pasi që, nga muaji gusht, ARH mbetet pa titullar dhe procedurat për zgjedhjen e titullarëve të ri, marrin kohë. Arsyeja reale, e parë dhe e fundit, është tendenca për të instaluar ndikimin dhe kontrollin në këtë institucioni në tërësi nga pushteti aktual, sepse në fund të muajit korrik, të këtij viti i skadon kontrata kryeshefit ekzekutiv dhe në bazë të ligjit, ky Bord ka mundur të bëj vazhdimin e kontratës për kryeshefin e tanishëm ose të zhvillojë procedurat sipas ligjit për zgjedhjen e kryeshefit të ri. E po ashtu, edhe vet ky Bord, nuk ka pasur mandat më shumë se edhe 3 muaj e 1 javë’’, thuhet në reagimin e ARH-së.

Arsyetimet për shkarkimin e tyre nga ana e disa deputetëve të Kuvendit, ish-Bordi i ARH-së i ka konsideruar pa asnjë argument faktik apo ligjor.

për shkarkimin e Bordit të ARH-së, nga ana e disa deputetëve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë të Kuvendit të Kosovës nuk ka asnjë argument faktik e as ligjor. Përdorimi i informatave të prezantuara nga ky komision kanë qenë të sponsorizuara nga nivelet shumë të ulëta, ku nga prezantimi i tyre është vërejtur se edhe vetë deputetet kanë rënë pre e lajthitjeve të tilla dhe si të tilla kanë dalë tërësisht tendencioze e aspak të vërteta. Këtë do ta dëshmojmë, në adresimin tonë për organet e drejtësisë. Është interesant se si në pikat e shkarkimit, arsyetimi bazë i dhënë është një rekomandim i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), e që në të vërtetë ai rekomandim është i një institucioni krejtësisht tjetër, mirëpo adresimi i këtij rekomandimi përdoret për shkarkimin e ARH-së. Ky është një dezinformim që i është bërë deputetëve dhe opinionit publik. Kjo është lehtë e faktuar. Përkundrazi, në vitin 2016, kur Bordi aktual ka marrë detyrën, ZKA, ka dhënë 6 rekomandime për të gjeturat/shkeljet e evidentuara. Ndërsa më punën profesionale dhe performancën e mirë të këtij Bordi, në vitet 2018, 2019 dhe 2020, ZKA nuk ka gjetur asnjë shkelje dhe nuk ka dhënë asnjë rekomandim. Ky fakt ARH-në e bën institucionin e vetëm në vend të këtij niveli, që ka performancë të shkëlqyer, e cila është vlerësuar edhe nga ZKA. Rrjedhimisht, edhe gjitha shpenzimet e bëra janë proceduar konform Ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi, gjë që është dëshmuar ndër vite. Arsyetimet tjera, tregojnë për injorancën e disa deputetëve në Komisionin funksional, ku akuzohemi për të drejta dhe përgjegjësi të institucioneve tjera (Ministria e Infrastrukturës, Ndërmarrja Publike “Trainkos”, Ndërmarrja Publike “Infrakos”, Ministria e Ekonomisë, etj), e për të cilat ARH nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore’’, vijon reagimi i tyre.

Në fund, Bordi i ARH-së ka thënë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar dhe shpifjet e prezantuara.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 21 korrikut, me 62 vota për, arriti të shkarkonte Bordin e kësaj ndërmarrje.