Arbëri

Durmishi: Shfuqizova vendimin e Lekajt që dëshironte të privatizonte shërbimin e testimit për patentë shofer

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ish-ministri i këtij dikasteri në Qeverinë Haradinaj, Pal Lekaj, ka dashur të privatizojë shërbimin e testimit për kandidatët për patentë shoferë.

Sipas Durmishit, një procedurë të tillë e ka shfuqizuar, ndërsa tregoi edhe një herë për përgjysmimin e çmimit për paraqitjen e provimit për patentë shofer.

‘’Më datë 25 prill të vitit 2019, Pal Lekaj kishte marrë vendim për dyfishimin e çmimit për paraqitjen e provimit për patentë shofer. Më pak se një muaj pas tij, më datë 21 maj 2019, ai merr në vendim tjetër për fillimin e procedurës për privatizimin e shërbimit të testimit të kandidatëve për shofer. Në emër të investimit në teknologji fshihej arsyeja e vërtetë e rritjes së çmimit e që ishte përgatitja e privatizimit, arsye tjetër absolutisht nuk kishte’’, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë edhe E-testimi.