Edhe në Shqipëri është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19 të enjten.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 34 raste pozitive me COVID-19 nga testimi i 3,348 persona të dyshuar për koronavirus.
Numri i rasteve aktive në Shqipëri është 232 ndërkaq numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 12.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka të vdekur si pasojë e virusit.