Arbëri

Mustafa kërkon shkarkimin e Durmishit dhe nisjen e hetimeve për tiketat ngjitëse

Ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për pezullimin e vendimit për tiketa ngjitëse.

Duke aluduar te zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, Mustafa ka shkruar në Facebook se ai e ka pranuar sot se ka planifikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike.

Mustafa ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të kërkojë dorëheqjen e Durmishit ose edhe ta shkarkojë vetë dhe të kërkojë hetime nga prokuroria lidhur me këto tiketa.

“Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje. Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planfikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e mori vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, përngut, kishe po i shpërndaj popullit karramela. Lej foret, burrë! Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet.