Çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shofer do të jetë 10 euro, sipas një vendimi të ri të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Më herët çmimi për paraqitjen e provimit nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori për patentë shofer ka qenë 20 euro.
Në vendimin që ka siguruar KOHA shihen çmimet e përcaktuara sipas kategorive.
MMPHI ka thënë se njoftimin e ka marrë zv.ministri Hysen Durmishi. Durmishi kohët e fundit është përballur me kritika për shkak të taksës prej 5 euro për regjistrimin e automjeteve. Opozita ka qenë e zëshme duke kërkuar që një vendim i tillë të anulohet. Të enjten, u bë e ditur se vendimi për tiketat ngjitëse është pezulluar.
{gallery}
Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi mori vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të...
Posted by Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës on Thursday, July 22, 2021
-
Polaku kalon testin e patentë shoferit pas 139 përpjekjesh
-
Pajisja me patentë shofer, pritje deri në tre muaj për testim në vozitje
-
Kalueshmëria në testin teorik për patentë shoferë 10% më e lartë pas ndryshimeve
-
Nga 5 janari fillon E-testimi për patentë shofer
-
Durmishi: Shfuqizova vendimin e Lekajt që dëshironte të privatizonte shërbimin e testimit për patentë shofer