Arbëri

Vllasi: Propozimet e Kurtit duhet të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë

Njohësi i rrethanave në Kosovë e rajon, Azem Vllasi, ka thënë se elementet e propozimit të kryeministrit Albin Kurti përballë palës serbe në Bruksel për dialogun, janë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Vllasi në Deskun e KOHËS ka thënë se palët duhet të përqendrohen në marrëveshjen finale dhe për asnjë çështje tjetër.

“Elementet e saj duhet të jenë pjesë përbërëse e marrëveshjes finale, gjithëpërfshirëse dhe për normalizimin e marrëdhënieve. Ka këtu elemente për ata marrëveshje. Por strategjia në biseda me Serbinë duhet të jetë, së pari jo biseda për Kosovës, por biseda mes dy shteteve për normalizimin e raporteve. Ka shumë elemente që duhet të përfshihen, disa janë në atë tekst që u parashtruan në takimin e fundit. E paramendoj atë marrëveshje që duhet të fillojë me zotimin e dy shteteve që marrëdhëniet e veta do t’i normalizojnë, çështjet e hapura do t’i zgjidhin në mënyrë paqësore”, ka thënë ai.