Xhemajl Rexha është zgjidhur kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK). Siç bën të ditur të ditur Asociacioni, Rexha mori 171 vota, ndërsa kandidati tjetër, Arto Mulliqi gjithsej 146. Tri fletëvotime janë shpallir të pavlefshme.
"Ndërsa, anëtarë të rinj të Bordit të AGK-së janë zgjedhur: Naile Dema Selmani me 143 vota, Albionetë Ademi me 109 vota, Besnik Latifi me 88 vota, Naim Sadiku me 83 vota, Burim Zariqi me 82 vota, Dukagjin Rudari me 78 vota, Pranvera Behluli me 67 vota dhe Mentor Buzhala me 66 vota, teksa një votë ka qenë e pavlefshme. Pjesëmarrës në Kuvendin Zgjedhor të AGK-së ishin 320 anëtarë", thuhet në njoftimin e AGK-së.