Arbëri

Të pagjeturit dhe katër propozimet e kryeministrit Kurti, tema të takimit në Bruksel

Dialogu - Kurti - Vuçiq
“Tema kryesore e takimit të së hënës do të jenë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit, që për ne është çështje me prioritet. Presim që në takim të diskutohen edhe katër propozimet e kryeministrit Kurti nga takimi i kaluar, për të cilat pala serbe nuk ka dhënë ende përgjigje”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra e Kryeministrit

Nga Franca për në Belgjikë do të udhëtojë të dielën kryeministri Albin Kurti për të takimin e 19 korrikut me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Në këtë takim, sipas Zyrës së Kryeministrit, do të diskutohet për personat e pagjetur e propozimet e bëra më 15 qershor. Nga opozita, kryeministri Albin Kurti është duke u kritikuar për qasjen e tij e për mungesë transparence

Përgjigje për propozimet e bëra në takimin e 15 qershorit me presidentin Aleksandër Vuçiq synon të marrë kryeministri Albin Kurti këtë të hënë. Për në Belgjikë, kreu i Ekzekutivit do të udhëtojë të dielën nga Franca, ku ka qëndruar dy ditë, pas qëndrimit rreth tetëditor në Greqi.

Në mesin e çështjeve që pritet të diskutohen në Bruksel më 19 korrik, do të jenë edhe temat e diskutuara në takimin e kaluar. Përveç kësaj, temë kryesore, sipas Qeverisë së Kosovës, do të jetë çështja e të pagjeturve.