Arbëri

Arrestohen aktivistë të PSD-së pasi shkruan në veturat zyrtare

Descriptive Text

Kundërshtimin e taksës prej 5 euro për regjistrimin e veturave përmes një aksioni e ka shprehur Partia Socialdemokrate. Kjo parti thotë se po zhvatet buxheti me këtë pagesë, përgjegjëse e së cilës është zgjedhur një kompani, sipas saj, pa konkurrencë.

“Mbi 2 milionë euro në vit një kompanie private. Pa konkurencë. Monopol. Çmim 5 fish më të shtrenjtë, 90% e të cilit është fitim për kompaninë. Kompani me 3 punëtorë. Arsyetimi? Skandaloz. E paska nisur qeveria e kaluar. Pra këta qenkan vetëm vazhdimësi, jo ndryshim. Këtë na e tha Hysen Durmishi dje. Këtë po e thotë Albin Kurti përditë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Në veturat qeveritare, PSD-ja ka vendosur “tiketa” me mbishkrimin “zhvatës” dhe po ashtu edhe me sprej nëpër vetura.

Ndërkaq, pas aksionit Policia ka arrestuar Dardan Molliqajn dhe disa aktivistë të tjerë.

{gallery}