Arbëri

Aktakuzë për vrasje në tentativë në Gjakovë

gjyq

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh. V. për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë”, dhe, “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria sipas një njoftimi ka bërë të ditur se ‘sipas aktakuzës, më 16 mars 2021, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin K. Ll. ku i pandehuri shkon tek punëtoria e tij, e kërcënon që do ta vras atë në rast se nuk i tregon informata në lidhje me gruan e tij.

I njëjti i ka kërcënuar se do t’i vras edhe dy të dëmtuar të tjerë, E.T. dhe V.H., të cilët ishin prezent në të njëjtin lokal”.

Më tutje sipas aktakuzës ‘I pandehuri më pas shkon te automjeti i tij merr armën hyn brenda në punëtori, dhe shkon te zyra e të dëmtuarit K. Ll, tenton ta hap derën e cila ishte e mbyllur me qelës, pastaj gjuan në drejtim te zyrës, duke menduar se i dëmtuari është brenda” thuhet në aktakuzë..

Po ashtu sipas prokurorisë i dyshuari më parë e deri më 16 mars 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që i pandehuri Sh. V. të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.