Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 30 pacientë me COVID-19, 28 prej të cilëve me oksigjenoterapi.
Nga Spitali i Gjakovës njoftohet se dy të tjerë janë në gjendje më të rëndë, në respiratorë.
“45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID. 30 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV, 2 pacientë negativ, 9 pacientë presin rezultatet, 4 pacientë do të testohen, 28 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacientë janë në CPAP maske, 2 pacientë janë në respiratorë”, njoftojnë nga ky spital.
Kurse, nga stafi mjekësorë me COVID-19 janë infektuar 4 mjekë, 15 infermierë dhe 3 staf mbështetës.
Artikuj të ngjashëm
-
30 pacientë me COVID-19 me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës
-
75 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës
-
80 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës
-
98 pacientë të hospitalizuar nga COVID-19 në Spitalin e Gjakovës
-
105 persona po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës