Arbëri

Pesë të infektuar me koronavirus në Shqipëri të dielën

Shqipëria ka regjistruar pesë raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e të infektuarve në 132.592. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar tre persona, derisa në total numri i pacientëve të shëruar është 130.050.

Numri i testimeve që nga fillimi i pandemisë, përfshirë 3039 testimet e reja, është 834.730. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri nga koronavirusi kanë vdekur 2.456 persona.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 86.