Arbëri

Shtatë raste me COVID-19 në Shqipëri të shtunën

 

Në Shqipëri janë regjistruar shtatë raste pozitive me koronavirus të shtunën, derisa janë shëruar katër pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3070 testime, derisa në total janë testuar gjithsej 831.691 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 132.587 persona, janë shëruar 130.047, derisa kanë vdekur 2.456 pacientë.