Arbëri

Të dielën mot i vranët në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 29-31 gradë.

Sipas IHMK-së, pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në drejtime të ndryshme.

“Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu”, thuhet në njoftim.