Arbëri

Mbahet mbledhja ministrore për Punësim dhe Çështje Shoqërore e Ballkanit Perëndimor në Slloveni

Foto: MF
 

Në Mbledhjen Ministrore për Punësim dhe Çështje Shoqërore të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenca Sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës është përfaqësuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Në këtë takim u diskutua lidhur me integrimin e të rinjve në tregun e punës, veçanërisht për skemën e punësimit të garantuar për të rinj.

Murati ka prezantuar planin për rimëkëmbjen, duke iu referuar tri skemave të Pakos për Ringjallje Ekonomike sipas të cilit ndikojnë në punësimin e të rinjve, ajo e punësimit të të rinjve, e granteve për zanatet dhe trajnimi e punësimi në TI.