Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. MSH-ja ka njoftuar se pas vaksinimit, ai do të mbajë edhe një konferencë për media, por nuk ka treguar se me cilën lloj vaksine do të imunizohet, Pfizer apo AstraZeneca.
Ditëve të fundit, në Kosovë është vënë në dispozicion vetëm vaksina AstraZeneca, për çka ka pasur edhe hezitim të qytetarëve për ta marrë atë për shkak të lajmeve e ngjarjeve që e kanë përcjell muajt e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 200 mijë vaksina Astra Zeneca i janë dhuruar Kosovës nga Norvegjia dhe derisa kjo sasi të përfundojë, vaksinat Pfizer nuk pritet të jenë në dispozicion për qytetarët sa i përket dozës së parë.