Arbëri

Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuzat për mosrespektim të obligimeve nga dialogu

 

Pas përfundimit të këtyre takimeve, siç ka ndodhur edhe më herët gjatë procesit më shumë se dhjetëvjeçarë të dialogut, në mënyra të ndryshme kanë prezantuar atë që ka ndodhur në takim dhe kanë akuzuar palën tjetër për moszbatim të obligimeve

Delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, për dy ditë radhazi në Bruksel ka paraqitur pikëpamjet e veta për gjendjen momentale të dialogut dhe për ato që shefi i këtij delegacioni i ka quajtur dështime të Serbisë për të zbatuar disa nga obligimet. Së pari delegacioni i Kosovës gjatë një dite të tërë ka prezantuar analizat e veta para ekipit të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa të mërkurën ka marrë pjesë edhe në një takim me delegacionin e Serbisë, me lehtësimin e BE-së.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, siç ka ndodhur edhe më herët gjatë procesit më shumë se dhjetëvjeçarë të dialogut, në mënyra të ndryshme kanë prezantuar atë që ka ndodhur në takim dhe kanë akuzuar palën tjetër për moszbatim të obligimeve.