Arbëri

Kurti në takim me Szunyogun, diskutojnë për Procesin e Berlinit

Descriptive Text

Procesi i Berlinit dhe perspektiva e Kosovës dhe rajonit për anëtarësim në BE, si dhe Raporti i ardhshëm i Progresit për Kosovën, ishin tema diskutimi mes kryeministrit Albin Kurtit dhe shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kurti në një takim, e njoftoi atë për intervenimet përmes pakos financiare për ringjallje ekonomike dhe situata aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“U vlerësua përmirësimi i dukshëm i situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe sigurimi i dy milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për sektorin e energjisë në vend, riparimet e nevojshme të termo-elektranave, si dhe prioritetet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë.