Arbëri

PDK-ja kërkon kompletimin e KQZ-së, Presidenca pret aktvendimin e plotë të Kushtetueses

 

Për ta kompletuar përbërjen e KQZ-së Presidenca do të presë publikimin e aktvendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të papranueshme kërkesën për interpretim nga Vjosa Osmani. Partia Demokratike e Kosovës, e cila vazhdon ta kërkojë anëtarin e dytë në këtë komision, i ka bërë thirrje Osmanit që qysh të hënën të emërojë dy anëtarët e tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani nuk do të emërojë dy anëtarët e mbetur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pa u publikuar aktvendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja një ditë më herët hodhi poshtë kërkesën e Osmanit për interpretim lidhur me ndarjen e mandateve në KQZ.