Arbëri

Qeveria zotohet për ndihma bujqve që u dëmtuan nga breshri në Mitrovicë

 

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të procedojë në mbledhjen e ardhshme si pikë të rendit të ditës ndihmën për bujqit në Mitrovicë e Zubin Potok që u dëmtuan nga breshri në ditën e parë të korrikut.

Në një vizitë të shtunën, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kjo ministri po punon në hartimin e politikave të qëndrueshme dhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.