Qeveria e Kosovës ka thënë se do të procedojë në mbledhjen e ardhshme si pikë të rendit të ditës ndihmën për bujqit në Mitrovicë e Zubin Potok që u dëmtuan nga breshri në ditën e parë të korrikut.
Në një vizitë të shtunën, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kjo ministri po punon në hartimin e politikave të qëndrueshme dhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.
Ai është shprehur se ministria që ai udhëheq po mundohet në një të ardhme të mundësojë që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore.
Pas vizitës në fshatrat Vidimriq, Çabër e Kushtovë, Peci ka thënë se planifikohet kompensimi i dëmeve në vlerë prej 1.3 milionë eurosh.
Artikuj të ngjashëm
-
Peci: Kompensimi i dëmeve nga vërshimet pritet të bëhet në një nga mbledhjet e radhës të Qeverisë
-
Peci: Ata që u dëmtuan nga vërshimet nuk do të anashkalohen nga Qeveria
-
Peci: Kemi paraparë 3 milionë euro për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë
-
Ministri Peci premton kompensim për fermerët që u dëmtuan nga vërshimet
-
Ministria nuk ka të dhëna të sakta për dëmet që ka shkaktuar breshri