Arbëri

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Osmanit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Foto lustrim
 

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani e cila kishte kërkuar interpretim për ndarjen e vendeve në KQZ bazuar në grupet më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.

Kushtetuesja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kërkesa e presidentes nuk e ka plotësuar njërin kriter pasi kompetenca e Presidentes për emërimin e anëtarëve të KQZ-së nuk është e përcaktuar me Kushtetutë, por vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.