30 ditë paraburgim u ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, dhe drejtorit të Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Arben Bilalli.
Përmes një njoftimi për media, gjykata ka bërë të ditur se Latifi dhe Billalli dyshohet se kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B. dhe L.L e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit A.B. dhe L.L në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer në bashkëkryerje kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par.1lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e gjykatës.
Policia e Kosovës të mërkurën arrestoi Latifin dhe Bilallin me dyshimet për marrje ryshfeti.