Arbëri

Palmeri në “Forumin e Prespës” bën thirrje që t'u hiqen vizat qytetarëve të Kosovës

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se është jetike që Bashkimi Evropian ta mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe të liberalizojë vizat për Kosovën.

Këtë thirrje Palmer e ka bërë gjatë “Forumit të Prespës” me temën: “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropë e plotë”, raporton Alsat-M.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjmë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt të ardhmes. Është jetike që BE të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

Palmer ka thënë se duhet ushtruar presion te liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që të realizojnë potencialet e tyre,