Arbëri

Lista Guxo nuk i ndahet VV-së as për zgjedhjet lokale

Nuk do të shtyhet përpara iniciativa për shndërrimin e Listës Guxo në subjekt politik, të paktën jo në zgjedhjet lokale të këtij viti. Kështu kanë thënë zyrtarë të këtij subjekti, të cilët aktivitetin partiak do ta vazhdojnë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Pjesa e mbetur nga Lista Guxo, që ishte themeluar nga Vjosa Osmani, nuk do të shndërrohet në parti dhe në zgjedhjet lokale do të garojë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtarë të kësaj liste thonë se mundësitë për fitore aktualisht i shohin përmes bashkëpunimit me VV-në

Nuk do të shtyhet përpara iniciativa për shndërrimin e Listës Guxo në subjekt politik, të paktën jo në zgjedhjet lokale të këtij viti. Kështu kanë thënë zyrtarë të këtij subjekti, të cilët aktivitetin partiak do ta vazhdojnë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se edhe për zgjedhjet lokale do të vihet në funksion pika e marrëveshjes Kurti-Osmani, e nënshkruar në janar të këtij viti.