Arbëri

Ministrja Gërvalla ia huq sërish në Twitter, ngatërron NATO-n me OKB-në

Descriptive Text

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ia ka huqur edhe një herë me “politikën” në Twitter.

Ajo ka postuar një fotografi me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik, por në vend se të vinte flamurin e NATO-s, ajo ka vënë flamurin e OKB-së në tri vende.

Në fakt, MPJ-ja dhe ministrja Gërvalla janë kritikuar edhe më herët për postimet në Twiiter, sidomos për atë që kishte të bënte me Rusinë, kur dyshohej se ishte bërë me ndihmën e “google translate”.