Arbëri

Mbi 208 mijë vetura të paregjistruara, sfidë për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër

 

(Ekonomia Online) - Numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe mosanëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po i pamundësojnë vendit të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër. E deri më tash numri i automjeteve të paregjistruara është 208 mijë e 100 apo 30 për qind e automjeteve në vend që nuk kanë regjistrim, kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online drejtori i Byrosë Kosovare së Sigurimeve, Sami Mazreku.

Megjithatë për të ulur numrin e veturave të paregjistruara Mazreku ka përmendur disa lehtësira, siç janë ndryshimi i pagesës së taksës në komunë si dhe të ndryshojë bartja e pronësisë.