Arbëri

Pas deklaratës së Macronit për Kosovën “ndizet” fushata për “FREXIT”

Emmanuel Macron - Albin Kurti - Franca
 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nxitur reagime të ashpra të përkrahësve të idesë që Franca të largohet nga Bashkimi Evropian, pasi ia hapi dyert Kosovës për hyrje në bllokun evropian.

Lideri francez të mërkurën priti në Pallatin Elysee kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në deklaratën para gazetarëve, Macroni u shpreh se Kosova do ta ketë përkrahjen e Francës në rrugën e saj evropiane. Ai u kërkoi Kosovës e Serbisë që të angazhohen “si evropianë” në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë dy vendet të kthehen drejt një të ardhmeje evropiane.