Arbëri

Pamje: Mërgimtarit nga Zvicra ia vjedhin çantën me mijëra euro e dokumente

 

Një mërgimtar nga Zvicra ka qenë cak i një vjedhjeje të hënën në mbrëmje, në një lokal në qendër të Ferizajt. Çantën që ai e ka harruar në karrigen e kafenesë e kanë marrë tre persona të tjerë. Në pamjet e kamerave të sigurisë vërehet se çanta merret nga një vajzë, e cila po shoqërohej nga dy të rritur, pasi u ngritën nga tavolina ngjitur asaj ku kishte qëndruar viktima.

Mërgimtari H.K. ka dërguar videon në redaksinë e KOHA.net. Ai ka thënë se në çantë i ka pasur rreth 1.000 euro, 500 franga zvicerane, një orë dore “Apple”, si dhe dokumente personale. Ka deklaruar se i duhen patjetër dokumentet, sepse do të udhëtojë në drejtim të Zvicrës javën e ardhshme.