Arbëri

Miftaraj për zgjedhjen e Zogajt në KGJK: VV-ja na la jetim në mbrojtje të ligjit

Descriptive Text

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar zgjedhjen e Albert Zogajt në pozitën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pak ditë pasi u zgjodh në krye të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Miftaraj ka thënë se zgjedhja e tij në dy pozita drejtuese bie ndesh me parimet e Vetëvendosjes që dikur, shtoi ai, protestonte të parandalonte shkeljen e ligjit.

“Kur VV ishte në opozitë bashkë kërkonim zbatimin e ligjit për Parandalim të Konfliktit të Interesit. Sa zhurmën e kemi bë bashkë, bile edhe protesta more janë organizuar, sa akuza e fjalë të rënda janë fol në Kuvendin e Kosovës. Vakt o vakt. Prej se erdh VV-ja në pushtet kemi mbetur vetëm ne të kërkojmë të ndalet praktika e shkeljes se ligjit. Kemi mbetur jetima. Mbase kemi mbetur jetima, po qëndrimet si kemi ndryshuar, e as nuk do t’i ndryshojmë”, ka shkruar ai në Facebook.