Nga 1 korriku kosovarët pritet që të mos paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Byrosë së Sigurimeve Sami Mazreku.
Ai më tej ka bërë të ditur se për shkak të problemeve teknike është shtyer zbatimi i saj për një muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak”, ka thënë Mazreku në një deklaratë për EO.
Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar, Mazreku tha se për byronë kjo nuk paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik.
“Është një vendim që i paraprinë një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”, ka thënë mes tjerash Mazreku.