Arbëri

Hotelierët presin që t’u lejohen dasmat deri në 200 persona

Descriptive Text

Drejtori i departamentit të estradës në kuadër të Odës së Hotelierës së Kosovës, Afrim Muqiqi në programin e mëngjesit “Sot” ka thënë se Qeveria e Kosovës sot pritet të miratojë manualin për mbajtjen e dasmave.

“Presim finalizimin e asaj marrëveshjes që është bërë për muaj të tërë. Ne si odë jemi angazhuar në këtë drejtim dhe falë një mirëkuptimi mes neve dhe MSH-së e IKSHPK-së kemi arrit t’i realizojmë ato manuale. Pritet firmosja dhe zyrtarizmi dhe t’i kthehemi normalitet” ka thënë Muqiqi.

Sipas Muqiqit, manuali parasheh që dasmat do të mundësojnë marrjen pjesë brenda një sallë deri në 200 persona dhe 8 persona brenda një tavoline.

“Sipas këtij manuali nga 1 korriku do të lejohen rreth 200 persona, me 30% të kapaciteteve të sallës. Kemi salla të bukura të dasmave edhe me metër katror ofrojmë të gjitha mundësitë për një aheng familjar. Nuk do të lejohen më shumë se 8 persona në një tavolinë. Nëse eskalon situata ne normalisht do t’i ndërpresim ato” ka thënë Muqiqi.

Ai më tutje ka bërë të ditur se krahas kësaj ata janë në bisedime me qeverinë edhe për zgjatjen e orarit të kufizimit deri në orën 12 ose 1 të mesnatës.