Arbëri

Nis vaksinimi i personave mbi 50-vjeç në Shqipëri

Foto: Facebook
 

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 50-vjeç në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH-së, qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania, për të marrë terminin e vaksinimit.

Në Shqipëri vaksinimi i popullatës ka nisur muaj më parë, derisa të dielën Shqipëria është furnizuar me mbi 50 mijë doza të vaksinës Coronavac.